nga Basir Çollaku
Gënjeshtra qeveritare për ekstradimet nga Dubai, janë bërë qoka dhe mosdëshirë institucioneve shqiptare të drejtësisë, ndonwse faji pwrcillet enkas nw Lindjen e Mesme. Eshtë arrestur së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Denis Bajri Brajoviç, emwr kryesor i dosjes “Metamorfoza”, ku vrasja e Gjin Boriçit (Ndoi), është një ndër akuzat thelbësore. Mënjëherë në Tiranë ka shpërthyer euforia sa informative, aq edhe institucionale. Më herët, ndaj tij, Prokuroria kishte ngritur pretendime për veprat penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Drejtësia e kishte lënë të lirë atw në vitin 2019-tw, në arrest shtëpie, masë të cilën ai po e konsumonte jashtë vendit paqwsisht. Me gjithë kusuret penale, i sapoarrestuari dhe pjesëtarë të tjerë të grupit “Bajri”, ishin ekipi elektoral që nxorën fitues me 14 maj 2023, kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin, për të cilin SPAK nuk ka provuar ende ta marrë në pyetje. Ndonëse ka jo pak imazhe e filmime kompromentuese tw pwrfshirjes, jo vetëm për të, por edhe për ministra e deputetë të mazhorancës, tek gjezdisnin nën shoqërinë e të pandehurve. Denoncimet e opozitës kanë provuar me video ku dallohen qartë se si Denis Brajoviç dhe Enver Bajri, gjendeshin në qendra votimi me makina të blinduara. Njoftimi i Policisë së Shtetit, përveç daulleve të suksesit të të tjerëve, ka momente pavërtetësie, natyrisht si dëshmi e garancisë së ishullit strehues “Dubai” për një numër të madh personash në kërkim, të cilët arrestohen e lirohen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Janë emra dosjesh të shumta, ku dominojnë ortakët e ministrave, qeverisë, deputetëve, bashkiakëve, njerëzve të drejtësisë. Janë ekipi elektoral dhe ekonomik i mazhorancës, në pritje të zgjedhjeve të reja të vitit 2025. Fjalia komike e lajmërimit policor është ajo përmbyllëse teksa shprehet se “..vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri…”
Edhe kur u arrestua Julian Meçaj, i akuzuar për atentatitn ndaj prokurorit, Arian Ndoji, Policia e Shtetit vijonte bashkëpunimin për ekstradimin, njëlloj si pwr Plarent Dervishin, apo kur u ndalua Amant Josifi, ortaku vëlla Olsit, Policia e Shtetit vijonte bashkëpunmin për ekstardimin. Teorikisht një duzinë të kërkuarish të ndodhur në Emiratet janë ekstraduar nga drejtësia jonë, praktikisht ata janë turistë të lirë penalë, në këtë vend, për shkak të mos dëshirës së pushtetit e shtetit shqiptar. Me 9 shkurt 2024, ministri i brendshëm Taulant Balla, tha ndër të tjera se “I është dorëzuar Emiratave të Bashkuara marrëveshja që do të mundësojë ekstradimet. Shpresoj të kemi mundësi të nënshkruajmë një marrëveshje që të bëhet e mundur që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare të arrestohet dhe ekstradohet….” Pohimi mediatik i ministrit të brendshëm Balla, sikur të ishte Ulsi Mania, ministri i drejtësisë. Ai duhet të jetë dorëzuesi, marrëveshjes së kësaj natyre, është një poezi informative më tepër se sa e vërtetë. Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur në shtator të vitit 2023, se ka dërguar Ministrisë së Jashtme tre drafte për të iniciuar me Dubain marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, transferimin e të dënuarve dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën penale. Mania tenton të fajësojë Emiratet, sikur nuk ka vullnet nga ana e tyre Në janar ai ka thënë se “Instrumenti me të cilin sot kemi bashkëpunime në fushën e ndihmës juridiko-penale me Emiratet e Bashkuara Arabe është instrumenti i Konventës. Kemi tentuar si Ministri e Drejtësisë të lidhim marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet…” Duket se ne qenkemi delja e zezë si “non grata” për bashkëpunim me Emiratet, duke bërë diferencën me shumë vende me të cilat ata kanë rënë kollaj dakort në këtë lëmë të drejtësisë. Emiratet kanë marrëveshje ekstradime me mbi 40 vende, mes të cilave, me Francën, Britaninë, USA, Belgjikën, Gjermaninë, Greqinë, Indinë, Australinë, Kinën, Pakistanin, Danimarkën, Rumaninë, Kanadanë, Afrikën e Jugut, Irlandën, Kazakistanin, Algjerinë, Sirinë, Jordaninë, Egjiptin, Somalin; me Italinë që në vitin 2018 e me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme. Më 5 dhjetor 2023 kanë nënshkruar më të fundit edhe me Irlandën. Nga ‘97 në janar deri në 31 dhjetor 2022, Dubai ka ekstraduar ndaj vendeve kërkuese 253 autorë krimesh. Nga vendet e tjera drejt Dubait janë ekstraduar 96 autorë krimesh. Përse ne gjendemi jashtë dëshirës së Emirateve kur ata kanë shfaqur vullnet me mbi 40 shtete? Duket se ministrat Balla e Mania, janë indiferentët e duhur të kësaj mosfirmosje sepse nëpër dosje ka mëkate ku preket gjithë pushteti i tyre dhe qeverisë ku bëjnë pjesë. Prokuroria e Posaçme dhe ajo e Përgjithshme duhet të ushtrojnë presion pozitiv për të mundësuar këtë marrëvesghje në dobi të hetimeve të rëndësishme, por heshtja e tyre, është një dobi e munguar, e fajwsi. Si do i ekstradojë Policia, e cila flet zyrtarisht për këtë veprim, kur qartësisht ka diejni se marrëveshja nuk është nënshkruar nga palët.?!!.Lepuri fle në Tiranë jo në Dubai.. .