TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se vidhte portofola dhe celularë në stacione autobusash dhe rrugëkalimet e këmbësorëve.
Abdyl Peqini, autori i 4 vjedhjeve ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari , gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.