“Shtohen gratë me kancer mushkërie”-mjekja onkologe tregon shkakun kryesor

Kleida Mata, onkologe u shpreh se numri i duhanpirësve në Shqipëri është rritur.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se është rritur dhe numri i grave dhe burrave me kancer në mushkëri.

Sipas saj, duhanpirja në vendin tonë nuk duket se do të ulet.

“Sa herë që shoh dikë duke pirë duhan në ambiente të mbyllura shkoj i them kamarierit që nuk duhet të lejohet. Duhanpirja është e rrezikshme. Kanceri i mushkërisë është kanceri më i shpeshtë që kemi në Shqipëri dhe kjo vjen për shkak të numrit të lartë të duhanpirësve që ne kemi në Shqipëri. Nuk duket se kjo gjë do të ndryshojë pas numri i duhanpirësve sa vjen dhe rritet. Shqetësuese është fakti që numri i duhanpirësve është rritur dhe te gratë. Dikur kancerin e mushkërisë e shihnim si një sëmundje ekskluzive vetëm për burrat, ndërsa tani e shohim dhe te gratë”-tha ajo.

Latest articles

Related articles