Ndahet nga jeta Jacob Rothschild, bankieri që mbrojti Butrintin nga antishqiptarët

Jacob Rothschild, sijoni i financës globale, filantropi dhe bankieri më eminentë i gjeneratës së tij ka ndërru jetë.
87-vjeçari ishte një figurë eminente e botës financiare globale, udhëheqës i NM Rothschild & Sons bankës, themelues i St James’s Place (nga aset menagjerët më të mëdhenjë në botë), aksionar në kompani të mëdha sikurse: JP Morgan, Apple, Alphabet si edhe aksioner-aktiv në fletëobligacione të shteteve të fuqishme të botës.
Tregtar arti dhe mbledhës i artit dhe librave të rrallë.
Humanist, mbështetës i kauzave njerëzore nëpërmjet donacioneve në Kryqin e Kuq, ndaljen e varfërisë në Angli, donacione për rritjen e nivelit të arsimit dhe lexueshmërisë te familjet e varfëra.
Ndërmjetësi më i suksesshëm në tregun e ashpër dhe dinamik të M&A (Mergers & Acquisitions – ku autori ka qenë pjesëmarrës i afërt në këto tranzaksione) në tregun Anglo-Amerikan dhe Azi.
Një ndër financierët e rrallë për të cilin nuk kanë hezituar tu përgjigjen thirrjeve të tij asnjë nga monarkët e Anglisë, presidentët e SHBA-ve ose liderët komunist të Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
I lindur në Angli në vitin 1936. La pasuri pas vete në vlerë prej £8 miliardë ku nga testamenti i tij thuhet që një shumë e madhe e kësaj pasurie do ti dhurohet muzeumeve britanike, shoqatave kulturore dhe organizatave për ruajtjen e artit dhe artefakteve.

Lordi Rothschild është i njohur edhe për publikun shqiptar, pasi ai që prej vitit 1990 është kujdesur për ruajtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit duke e kthyer në një ndër pasionet e jetës së tij.

Ai ka qënë dhe drejtuesi i Fondacionit Butrinti, ku ndër vite ky fondacion ka ndihmuar arkeologët shqiptarë me ata anglezë për gërmime arkeologjike në këtë Park.

Latest articles

Related articles