Apartamenti i sekuestruar i Adriatik Llallës kthehet në qendër rinore

Apartamenti i sekuestruar i cili më parë ka qenë pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tashmë është sekuestruar dhe është kthyer në një qendër për sipërmarrje sociale në Durrës dhe për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.

Kjo banesë ndodhet në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dhe është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është kthyer në “Qendrën Art dhe aktivizëm’

Balla u shpreh se asnjë pronë e krijuar me burim kriminal nuk do të dalë më në shitje, për të shmangur rënien e tyre në dorë të personave që u janë konfiskuar.

Ai shtoi se sekuestrimi i këtyre aseteve të pajustifikuara, është dëshmi e funksionimit të drejtësisë së re.

Sot jemi në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta.

Ky është një rezultat i prekshëm i Reformës në Drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet Reformën në Drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër.

Balla theksoi se “ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen”.

Në pak javë u plotësua cikli i disa lloj pronash, të cilat janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).

Ishim para pak ditësh në një hotel të konfiskuar krimit të organizuar, i cili do të shërbejë si një shtëpi pushimi për punonjësit e Policisë.

Keni parë në media faktin që shumë makina të luksoze, të shpejta, të cilat ishin blerë nga krimi, kanë kaluar tashmë në përdorim nga Policia e Shtetit. Sapo kemi kaluar sot një ‘Lamborghini’ më thanë drejtuesit e Agjencisë, për t’i shërbyer Policisë së Shtetit në luftën e saj ndaj krimit

Latest articles

Related articles