Të amnistosh paradite dhe të protestosh pasdite është bipolaritet opozitar

Amnistia për të liruar nga burgu të dënuarit për korrupsion nga GJKKO (neni 5, pika 2, shkronja c) është thikë pas shpine Reformës në drejtësi.

Amendamenti i Foltores për të liruar nga burgu Safet Gjicin, Vangjush Dako dhe dhjetra të tjerë të përfshirë tek Inceneratorët është skizofreni politike.

Të amnistosh paradite dhe të protestosh pasdite është bipolaritet opozitar. Një tallje e madhe për mijëra njerëz që vijnë në protesta dhe nuk kuptojnë teatrin politik që luhet pas krahëve të tyre.

Këto skemat rumune për të amnistuar të korruptuar dhe të dënuar nga prokuroria speciale kanë rrëzuar qeverinë në Bukuresht, tek ne është “Opozita e vërtetë” që kërkon të lirohet i korruptuari i KM.

Latest articles

Related articles