Relikte Halili vazhdon eksperimentet me trajnerët e Tiranës

Nuk ka zgjatur shumë vakanca në stolin e skuadrës së futbollit më të titulluar në Shqipëri. Presidenti Refik Halili, pasi ka shkarkuar mbrëmë Julian Ahmatajn, ka zyrtarizuar sot pasuesin e tij në pankinën e Tiranës. Bëhet fjalë për një njohje të vjetër, si futbollist dhe pjesë e stafit teknik të kampionëve të shumëfishtë bardheblu.

Ja njoftimi përkatës me këtë rast:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu me statusin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda, edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu, tashmë si i pari i pankinës së Tiranës. Fagu ka dhënë kontribut të madh te Tirana gjatë sezonit 2021-2022, duke e ndihmuar ekipin e parë bardheblu, si pjesë e stafit teknik, të fitonte titullin kampion”.

Kujtojmë se Fagu është trajneri i tretë i këtij sezoni për Tiranën, pas Orges Shehit dhe Julian Ahmatajt. Pas 24 javësh kampionat, Tirana ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë, shumë larg pritshmërive

Latest articles

Related articles