Alexander Soros, djali i filantropistit George Soros, themelues dhe drejtues të Fondacionin Shoqëria e Hapur, është takuar në Mynih me kryeministrin, Edi Rama.
Kryeministri shqiptar në foton e bërë publike nga Aleksander Soros është përkulur për t’i treguar djalit të miliarderit amerikan se “është rritur” goxha gjatë viteve të fundit, ose më saktë është “zgjatur” aq sa për nga gjatësia ia ka kaluar edhe kreut të qeverisë shqiptare. Të paktën kështu ka pretenduar me shaka Alexander Soros, teksa krahas fotos me Ramën ka shkruar: Jam rritur!
Rama ishte i pranishëm në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, së bashku me liderë të tjerë, kryesisht nga vendet anëtare të NATO-s, nga ku edhe është takuar me Alexander Soros.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se është shpallur “non grata’ nga DASH për shkak të lobimit të fuqishëm të Soros