Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.
Bëhet fjalë për shtetasin Aneo Buzi, i cili akuzohet për disa vepra të rënda penale, si pengmarrje, grabitje dhe plagosje.
I riu ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
29-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi drejt shtetit gjerman.