Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar vizitën e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken ditën e djeshme në vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita tha se mirë bëri Blinken që nuk e takoi opozitën, pasi nëse do e bëntë do shtonte tensionet.
Sipas tij, protokolli i SHBA nuk mund të zgjidh çështjet e opozitës në vendin tonë.
- “Protokolli i SHBA nuk mund t’i zgjidh çështjet e opozitës. PD është në një proces ligjor për identitetin e saj. Nga pikëpamja politike nuk mund të favorizonte një pjesë të PD, aq më keq pjesëza tjera të opozitës. Blinken nuk ka dashur të përzihet në çështjet e brendshme të opozitës për të favorizuar një palë apo një palë tjetër. Protokolli i SHBA nuk mund ta zgjidh çështjen e opozitës në vendin tonë. Kanë bërë mirë që nuk janë përfshirë sepse do të rriste tensionet”-tha ai.



