Kokalari kritikon çiftin Noka-Bardhi: Ky s’është bashkim, do degjenerojë në mediokritet total

spot_img
Advertisements

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbi lëvizjet e fundit në kampin opozitar ku deputetët e Gazment Bardhit janë bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kokalari nuk e ka cilësuar si bashkim këtë lëvizje, pasi sipas saj, bashkimi i vetëm është foltorja me PD zyrtare të vulës.

Kokalari shprehet se edhe kjo tentativë do degjenerojë në mediokritet.

“Ky nuk është bashkim. Bashkimi i vetëm është foltorja + PD zyrtare e vulës.

Prandaj, si çdo gjë tjetër, dhe kjo tentativë do të degjeneroje në mediokritet total”, shkruan ajo.

spot_img

Latest articles

Related articles