Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me akuzat e bëra nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Pas mbledhjes së Asamblesë, në një prononcim për mediat, Rama tha se kush ka cështje me drejtësinë i ka me drejtësinë.
“Për pyetjen që më bëni është e për e kotë, ka vetëm një përgjigje. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë, që ndjehem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare, për mua dhe për ne, ta shpjegojmë këtë fenomen”, tha Rama
Pyetjes nëse e ka kërcënuar Ahemtajn ashtu siç ai pretendon, kreu i qeverisë tha: “PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë, juve mund të pyesni sa herë të doni, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë, e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as, madje e pa shqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”.
Kujtojmë se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, në kërkim për çështjen e inceneratorëve doli në një intervistë për Syri Tv, ku ndër të tjera pretendoi se është kërcënuar me jetë.
“Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira.
Kanë qenë të frymëzuara politikisht, se të thotë kryeministrit ‘të vejë në të sëmës’ ose të thotë se ‘po të isha prokuror të ishte me keq’, kush do më kërcënojë mua”, deklaroi ai.