Basha nga Vlora: PD plan konkret për të zgjidhur çështjen e Pronës private

spot_img
Advertisements

Basha: Propozimet tona konkrete për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, po edhe të pronave. Duke e nisur nga pronat. Siç e kam thënë edhe para disa muajsh, Shqipëria sa I përketë pronave ndodhet në mesjetë. E kam thënë dhe nuk do lodhem ta përsëris, kjo është një çështje e zgjidhur para 5 shekujsh në Europë. Ne akoma nuk e kemi arritur. Për ne prona është llaç e tulla që duhet mbrojtur në radhë të parë nga shteti. Shteti i cili akoma nuk ka kthyer pronat pronarëve të ligjshëm apo refuzon të kompensoj pronarët e vërtetë. Ndaj zgjidhja e problemit të pronës duke përfshirë zgjidhjen e drejt me vlerë tregu të pronave të zaptuara të pronarëve, kthimin e pronave ku janë të lira, dhënia fund e dualizmit 7501, të gjitha këto gjejnë pasqyrim në propozimet tona që shumë shpejt do t’i shpalosim. Ditën kur Shqipëria do të zgjidh problemin e pronave, dhe qasja jonë është ta zgjidhim brenda dy vjeçarit të parë të qeverisjes tonë, është dita ku shqipëria futet në modernitet, Është dita e vërtetë ku Shqipëria bëhet si Europa.

spot_img

Latest articles

Related articles