Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte.
Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Elidon Ali, 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi David Çepa Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.
Si pasojë e aksidentit, E.Ç. 15 vjeç ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit



