Basha: Qytetarët presin nga opozita të jetë serioze në propozime dhe jo grindavece për inetersa të vogla personale.
Duke u futur edhe këtë jave, duke e reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë nga e cila pëfiton qeveria, ditën e enjte është bërë një dëm I pallogaritshëm qindar mijara familjeve shqiptare. Ku kanë kaluar 11 ligje dhe vendime pa diskutim, mes tyre edhe rialokimi I 30 milionë eurove që fillimisht ishin të destinuar për pronarët dhe që tani me këtë vendim i shkojnë ALB Control-it. I shkojnë ALB Controlit sepse ERO Control nuk paguan më, sepse ia paguan Beketit ato lekë. Ato lekë që siç e keni parë me dhjetëra herë që u betua e u përbetua Edi Rama që nuk do marrë asnjë qindarkë, miliona euro i merr Beketi nga arbitrazhi që ka fituar dhe I merr nga paratë e Shqipërisë nga Euro Control në Bruksel. Miliona euro dhe ngelet Alb Control pa para, Agjencia e Kontrollit të Fluturimeve Ajrore në Shqipëri. E çfarë bën, i heq paratë nga kompensimi i pronarëve dhe ia çon Alb Controlit, de fakto ia çon Beketit. Dhe e gjitha kjo kalon pa debat. Ky është rezultati I mjerë i mos opozitës, I bilbilave, i aksionit të dështuar që vetëm sa fuqizon Edi Ramën, e bën më arrogant, më arbitrar dhe dëmton palcërisht interest e qytetarëve, që dëmton palcërisht edhe prioritetet programore të Partisë Demokratike. E cila për herë të parë i një kohe të gjatë ka dalë me një program konkret për çështjen e pronarëve dhe për çështjen e të përndjekurve.
Për ta përfunduar, i drejtohem dhe atyre qinra mijëra familjeve që kanë 33 vite që sa partia socialiste, ish partia e punës që ua mori pronat me Enver Hoxhën, sa Partia Demokratike që u premton sa herë vjen fushata dhe ju lë me gishtë në gojë kur qeverisë, i kanë degdisur në grupin më të diskriminuar në Europë, sepse nuk gëzojnë dot një të drejtë themelore, të drejtën e dytë më të shënjtë themelore pas të drejtës për jetën, që është e drejta e pronës. Së pari dua t’u them që Partia demokratike është vetëdijësuar për fajet e rënda në raport me ju dhe të përndjekurit politikëm por meqënëse ky ligj preku drejtpërdrejtë pronarët, poi u drejtohem atyre. Dhe se misore siç është ky rialokim për të fshehur dështimin e Edi Ramës dhe faktin që nga taksat e shqiptarëve duhet t’i paguajmë 30 milionë Alb Controlit sepse ia ka marrë Euro Controli për t’ia dhënë Beketit. Dhe cinike siç po duket dhe nuk është surprizuese sepse Edi Rama e ka thënë qartë se as pronarët as të përndjekurit nuk janë prioritet I tij. Dhe s’kishit pse ta prisnit prej tyre, keni çdo të drejtë të jeni të mërzitur, të mllefosur me Partinë Demokratike që u ka dalë për zot sa herë vijnë fushatat, por u ka tradhëtuar sa herë ka qeverisëur. Dhe për këtë padiskutim nuk mund t’i ikim përgjegjësisë tonë politike, duke filluar nga unë I pari pavarësisht se nuk kam qenë në këtë portofol drejtpërdrejtë, pork am përgjegjësinë time si ligjvënës i Partisë Demokratike dhe si anëtarë I kabineteve të Partisë Demokratike.
Pronarët nuk janë një grusht kulakësh të fshehur diku siç përpiqen ta portretizojnë akoma riciklimi I filmave të kohës së dikataurës. Pronarët dhe pasardhësit e tyre përbëjnë nga 600 deri në 900 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Moszgjidhja e çështjes së pronës është një nga sëmundjet që e mban Shqipërinë të mbërthyer në shtratin e lëngatës ekonomike dhe sociale. Çfarë dua të them me këtë? Jemi I vetmi vend në Europë ku pronari nuk i gëzohet dot pronës, nuk I gëzohet dot shtëpisë së vet, nuk I gëzohet dot tokës së vet sepse nuk ka letrat e pronës. Zgjidhja e këtij problem ndihmon jo vetëm pronarët të cilëve u është mohuar e drejta e pronës në këto 33 vite, pasi ia mori pronat komunizmi, por fut ekonominë shqiptare në shekullin e 21-të. Sot ekonomia shqiptare është në shekullin e 14-të. Sepse që atëherë Henri i 8, Francua Heopa, Karli i 5, apo Sulemajni I Madhërishëm, iu dhanë mundësinë subjekteve të tyre në Perandorinë Osmane, në Perandorinë e Augzburgëve, në Mbretërinë e Francës, në Mbretërinë e Anglisë, që pronën ta kthenin në para dhe paranë ta kthenin në pronë. Në Shqipëri kjo nuk ndodh. Ke pronë por nuk e hipotekon dot sepse s’ke letrat, s’merr dot kredi as për ndonjë mjekim apo tjetër hall lrag qoftë, as për të çuar fëmijën në shkollë as për të bërë një investim. Prandaj kush e shikon këtë vetëm si një problem të ngushtë vetëm të pronarëve, duhet të hapë sytë, e shikon shumë cekët. Problemi i pronës është problem i çdo shqiptari. Është problem I ekonomisë shqiptare, është problem i të ardhmes tonë. Zgjidhja e këtij problemi e fut Shqipërinë në modernitet, I jep fund privitimizmit që është produkt nga njëra anë I qëndrmit armiqësor të ish partisë së punës dhe një pjesë të saj nga paratia socialiste ndaj pronarëve dhe i qëndrimeve dallaveraxhiu i një pjesë jo të vogël të Partisë Demokratike gjatë kohës që ka qeverisur me idenë që do të krijonin klasën tonë të pronarëve dhe jo që të çonim pronën tek i zoti. Partia Demokratike ka nënshkruar me të gjitha shoqatat e pronarëve në vitin 2021 një dokument bashkëpunimi. Dhe dot dua ta afirmoj para qytetarëve që unë I qëndroj 100% këtij angazhimi.
Angazhimi përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë ku prona është e pazënë I rikthehet pronarit të ligjshëm, që këta kanë qejf t’i thonë ish pronari. Rikthim i menjëhershëm tek pronari i ligjshëm. Aty ku prona është e tjetërsuar, ndjekja e një modeli të suksesshëm sin ë vendet e tjera që kanë pasur problem të ngjashme që është kompensimi financiar me vlerë tregu. Jo me 2%, 3% shpronësimi i dytë që bëri kjo qeveri dhe e sanksionoi me ligje parlamenti e me vendime të padenja. Të gjitha këto vendime sipas angazhimit të Partisë Demokratike, timin personal me të gjitha shoqatat e pronarëve, të gjitha këto angazhime janë angazhime të cilat unë i përmbahem. Të gjitha këto ndryshime që janë bërë, janë ndryshime të cilat do të prishen. Padiskutim jeni të vetëdijshëm se sa është fatura. Ka ardhur koha që gjërat t’i themi në transparencë. Në vitin 2021 fatura përllogaritej në 7.5 miliardë euro. Jam i sigurt që sot është më e lartë sepse merret parasysh dhe inflacioni. Angazhimi që kemi pasur me pronarët është pagimi i kësaj fature në një periudhë 10-15 vite. Kjo është plotësisht e përballueshme nga një shtet i cili nuk abuzon por mirëmenaxhon ekonominë dhe taksat e shqiptarëve. Ama pagesa e kësaj fature, vetë nisja e këtij procesi dhe dhënia e besimit se çështja e pronës do të zgjidhet një herë e mirë në Shqipëri është fundi I pasigurisë që ka kapluar çdo familje shqiptare që vuan nga gjendja primitive e regjimit të pronave në Shqipëri. Padiskutim që kjo nuk është një çështje që mund të shterohet në një konferencë për shtyp. Ndaj shumë shpejt me ekspertët tanë dhe në prani edhe të përfaqësuesve të pronarëve, por edhe të tjerë ekspertm përfaqësuesve, sepse siç u thashë çështja e pronave është çështje e çdo shqiptari do të shpalosim në detaje programin tonë për pronat që nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me angazhimin tonë ndaj pronarëve dhe të përndjekurve, pork a të bëjë siç u thash në futjen e Shqipërisë në modernitet dhe lënien pas të 33 viteve abuzim me pronën dhe me pronarët. Pork jo që ka ndodhur ditën e enjte është një turp, është një marrëzi, është një krim, i dyfishtë. Nga njëra anë fshihet fakti që përkundër përbetimit të tij po paguan dhjetëra milionë euro Beketit dhe nga ana tjetër këto para hiqen nga fondi i kompensimit të pronarëve. Më e dhimbshme që e gjitha kjo bëhet nën koperturën e mosfunksionalizimit, mbajtjes së parlamentit në një gjendje ku nga njëra anë pretendohet se ka mos bindje civile, por nga ana tjetër qeveria kalon çdo masë që dëshiron, edhe masa të tilla abusive. Kjo duhet të marrë fund. Dhe çfarëdo motivi të kenë pasur projektuesit e kësaj strategjie, vjen një kohë ku mjaftë është mjaftë. Strategjia nuk ka dhënë asnjë rezultat, përkundrazi është kthyer kundër, Rama është më i pushtetshëm, më arrogant, masat që merr dëmtojnë palcërisht interest e qytetarëve dhe dëmtojnë po kështu edhe transparencën publike sepse nuk i jepet mundësia opozitës të paktën të ngrejë zërin dhe të hedh hapa të tjerë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe hapat e tjerë që i mundëson ligji deri në kallëzimet penale për shpërdorimin e detyrës apo masa të tjera në këtë drejtim.



