Rama, Berisha, Meta – tre minuesit e demokracisë

Edlira Devolli

Gënjeshtra udhëton më shpejt se e vërteta, ose veshur me rrobat e saj thotë një proverb.

Lulzim Basha priti në qetësi të vërtetën udhëtare e çalë, por e arrirë në stacionin e së drejtës!

Po të kujtoni “hallemëdhenjtë” që artikulonin studiove televizive akuzat për rubla ishin ata që i shërbyen komunizmit edhe pas viteve 90.
Ishin po ata që hodhën parrullën “e famshme” në zgjedhjet e 2021 “Ka Amerikë por ka edhe Rusi”!

Në një sistem politikë i ngritur në bazë pazaresh e shpifjesh si ky i yni, vjen si sjellje normale trillimi e baltosja. Të guxosh të nxjerrësh nga skena politike tre “kapopushtetarë të përlyer” duke u bazuar në parime e vlera, sigurisht nuk është e thjeshtë!

Amerika e cila nuk lëkundet nga e drejta hodhi dritë mbi të vërtetën e krijuar nga trekëndëshi që mban ende tranzicionin “gjallë” duke dëmtuar demokracinë.

Në optikën time, demokracinë në Shqipëri nuk e ka “minuar” vetëm Berisha, por dhe Metaj e Rama! Ndaj besoj në fuqinë e SHBA-ve për t’i varur në qafë të njejtën medalje dhe dy të tjerëve.

Besoj në SPAK, se drejtësia do të bëhet deri në konfiskimin e pasurive, që “ndërgjegjësohen” ata vetë sa i kanë marrë këtij mileti.

Jemi mësuar të presim, jemi popull durim-madh, presim me qetësi të shohim ndëshkim te ata që na cënuan demokracinë neve, dhe kanë tronditur të ardhmen e fëmijëve tanë.

E vërteta mbërrin edhe se vonë!
Dhe e vërteta është se Lulzim Basha, do të drejtojë Shqipërinë dhe do të jetë lideri që do t’i jap fund epokës së tranzicionit!

Latest articles

Related articles