Çfarë na mësoi Ismail Bej Vlora – REDAKSIONALE

Ismail Bej Vlora, themeluesi i shtetit shqiptar ndër shumë të mira të tjera, në fund themeloi edhe institucionin e dorëheqjes. Ai është i pari dhe i vetmi qe ka dhënë dorëheqjen duke pasur pushtet. Të gjithë pas tij e ka dhënë në pozita të dobëta politike.
Ai e donte Shqipërinë dhe nuk kishte ambicie të poshtra pushteti mbi gjithçka. Shumë politikanë që kanë qeverisur këtë vend apo drejtues institucionesh për Ismail Qemalin kanë ditur çka është shkruar shkurt në leximin e shkollës fillore. Të paktë janë njerëzit që kanë lexuar biografinë e tij. U desh një libër i Ilir Ikonomi “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” që brezi i ri pas 90 të njihej me fisnikun vlonjat që shkriu pasurinë për Shqipërinë.
Dhe në kushtet më të vështira të ekzistencës sonë, në kushtet kur një perandori ku shqiptarët ishin pjesë e saj rreth 400 500 vjet po shembej, në kushtet kur fqinjët u vërsulën për ta asgjësuar kombin jetim dhe të pambrojtur shqiptar – doli një Shqiptar që pa tel damarët e tij, gjakun e mijërave dëshmorëve për gjuhën shqipe.
Pikërisht sot, Ismail bej Vlora duhet të udhëheqë qasjen tonë publike, interesin kombëtar dhe marrëdhëniet me fqinjët e portën e lartë. Edi Rama që erdhi me përdhosjen e Ismail bej Vlorës, duke e përdorur për qëllime politike të brendshme kundër PD, sot gjendet me dhjetëra shokë partie që i kanë dhënë dorëheqjen dhe janë në burg, se kanë qenë përfshirë në afera kriminale.

Latest articles

Related articles