Ajri brenda shtëpisë, a është i sigurt për shëndetin?

spot_img
Advertisements


Në përgjithësi, ajri i brendshëm në shtëpi, zyrë, përmban më shumë toksina sesa ushqimet apo pijet e procesuara.

Cilësia e ajrit brenda shtëpisë suaj është një nga gjërat më të rëndësishme të shëndetit tuaj, sepse aty kaloni pjesën më të madhe të kohës. Kjo vëmendje duhet të shtohet në qoftë se keni fëmijë të vegjël.

Kimikatet janë kudo rreth jush në shtëpinë tuaj duke ju kërcënuar, të tilla si:

  • myku i shtëpisë
  • pluhuri i shtëpisë
  • Pastruesit e dyshemesë, e WC-së
  • materiale e shtresave të dyshemesë, pllaka sintetike, parkete prej druri të procesuar
  • Pëlhurat sintetike si qilima, perde, mobilje
  • Materiale ndërtimi
  • dyshekë
  • divane
  • materiale rezistente ndaj flakës
  • pastrues tualeti
  • pastrues furre
  • qimet e kafshëve
  • gazrat që emetohen nga elektroshtëpiaket
  • gazrat e aromat që vijnë nga djegia e vajit, gjalpit e gatimeve të ndryshme

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të investoni në ajrosjen frekuente e cilësore të shtëpisë suaj. Natyrisht, ne nuk mund të largohemi nga shumica e këtyre gjërave, kështu është jeta tani.

Por ne mund t’i luftojmë ato.

Gjëja tjetër me vlerë që mund të bëni për të mbajtur të pastër ajrin është mbajtja e bimëve të ndryshme në shtëpinë tuaj, veçanërisht bimëve që ndihmojnë në pastrimin e ajrit.

Në treg shiten edhe pastrues të ndryshëm ajri, por unë nuk njoh ndonjë efektiv, me vlerë reale.

Kujdesuni për veten!

spot_img

Latest articles

Related articles