Petrit Isufi, Rabani Myrtaj, dhe veterineri, Kliest Nika, përfunduan në prangat e policisë këtë të shtunë.
Policia i arrestoi të dy shtetasit në flagrancë, teksa në aksin rrugor “Kardhiq-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Viroi”, duke drejtuar automjetin tip kamion, u gjetën dhe u sekuestruan bagëti të imta të kontrabanduara nga shteti grek.
Njëri prej të arrestuarve është veteriner, i cili dyshohet se ka falsifikuar certifikatën veterinare të transportit të bagëtive të imta.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 141 bagëti të imta, kamioni me të cilin po transportoheshin dhe 3 celularë



