Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se i ka shprehur solidaritet të plotë ish-kryeministrit Sali Berisha i cili po vuan dënimin e arrestit në shtëpi.
Meta tregoi se është përshëndetur me Berishën para disa ditësh, ndërsa e cilësoi masën ndaj tij si një përndjekje politike.
“Jemi përshëndetur para disa ditësh, i kam shprehur solidaritetin tim të plotë. Është një përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Këto imponohen nga Rama përmes sistemit të drejtësisë dhe përmes presioneve që ushtron në këtë drejtim”, tha Meta.
–



