Lita: Sherret në komisione po shërbejnë për të mbajtur ”gjallë” zhurmat! Duan konflikt

spot_img
Advertisements


Nga Anila Zyberaj

Analistët Lavdrim Lita dhe Mentor Kikia në një intervistë në Ora News folën për përplasjet brenda opozitës. Kikia u shpreh se ngjarja që ndodhi dje në Komisionin e Medias ishte një situatë jo normale, ndërsa Lita u shpreh se seancat për Komisione po shërbejnë vetëm për të mbajtur gjallë zhurmat.

Kikia: Kur bëhet fjalë për përplasje të deputetëve të të njëjtit grupim politik duhet të kuptojmë se nuk jemi në një situatë normale.

Në këto kushte mendoj se duhet parë edhe ajo që ndodhi në komisionin e Medias.

Nuk ka ndryshuar asgjë në axhendën politike të PD të drejtuar nga Berisha e cila vazhdon të ketë të njëjtën sjellje për të penguar zhvillimin e seancave.

Lita: Seancat për komisione po shërbejnë vetëm për të mbajtur gjallë zhurmat. E vetmja gje qe bejne ne keto seanca eshte mbajtja gjalle e konfliktit dhe trazirave. Qeveria permes zhurmes arrin ti votoje te gjitha ligjet.

spot_img

Latest articles

Related articles