Kush është Agron Gjekmarkaj?

spot_img

Kemi parë Agron Gjekmarkaj i cili, gjoja i tall individët e Partisë Demokratike, kryetarin, anëtarët e kryesisë apo këshillit kombëtar. Duke e paraqitur ky veten superior, ndërsa të tjerët si inferiorë, intelektualisht e moralisht, madje në emër të civilizimit. Ky është deluzioni i tij, bota paralele ku ai jeton, pasi një krijesë e tillë nuk ka si të jetë superior në asnjë drejtim e dimension.

Goni nuk është intelektual. Të ishte intelektual nuk sillej siç sillet, intelektuali ka mendim, jo gulçima. Goni nuk ka bërë asnjë punë intelektuale, libër, studim, botim, nuk e dimë nëse ka shkruar ndonjë gjësend. Nuk dihet nëse ka mësuar mirë kompjuterin kohët e fundit…Pra si çdo mediokër, edhe ky, përpiqet të maskohet si intelektual me qëllim për të fshehur të vërtetën e të qenit bosh.

Goni duhet t’i jetë mirënjohës mëshirës katolike të priftërinjve të cilët mund ta kenë ndihmuar për tu shkolluar, siç e ka traditë Kisha jonë e mirë dhe e mëshirshme e cila në emër të mëshirës së krishterë, u jep një dorë e një përkrahje të vobektëve, të varfërve dhe atyre që janë askushi në jetën tokësore.

Moralisht Goni është mosmirnjohës. E mosmirënjohja është anti-civilizim, është pika më kulmore e anti-civilizimit. Mosmirënjohja përçmohet edhe nga feja katolike e nëse Kisha do të mundej të shprehej për një tip si Goni, pa dyshim do ta konsideronte mëkatar pagan të pagdhendur i cili megjithë ndihmën baritore ai nuk ka arritur ta përbrendësojë virtytin e krishterë.

Pasi mori votat nga demokratët e qarkut të Lezhës, ai jo që nuk u angazhua një ditë të vetme, jo vetëm që nuk shkoi të takonte demokratët që e kanë mbështetur dhe kanë pritur prej tij, jo vetëm që nuk adreson në parlament problematkat e qarkut të Lezhës por ai guxon dhe fyen. Kjo quhet mungesë e civilizimit. Të mos kryesh detyrën e të mos meritosh mandatimin me votë, quhet mungesë e civilizimit.

Si servil, Goni spikat, dallon dhe është kampion. Në janar të vjetit 2022, Agron Gjekmarkaj deklaronte se Lulzim Basha është burrë trim, sypatrembur, vizionar, perendimor e më the të thashë. Sepse Lulzim Basha në atë kohë ishte shefi, bosi, lideri, ishte ai që vendoste e firmoste.

Kur mendoi se shefi është dobësuar dhe ska çfarë përfiton më prej tij, servili i thinjur Goni deklaroi dorëheqjen në emër të mendimit intelektual. U dorëhoq nga nënkryetar i PD por kur dha dorëheqjen nga nënkryetar i PD, si rregull duhet të dorëhiqej edhe nga nënkryetar i parlamentit sepse ashtu e kërkon ligji. Mirëpo mbeti nënkryetar i Kuvendit që të mbante një zyrë, ndonjë makinë, ndonjë dietë e ndonjë udhëtim jashtë Shqipërisë me paratë e shtetit. Intelektuali Goni, qelepirxhi i nivelit të ulët, jeton për pak naftë, disa udhëtime, pak dieta, ndonjë kofshë pule e ndonjë shishe raki.

U tentua të përdorej përfaqësimi me kuotë fetare duke ruajtur traditën e përfaqësimit fetar në parti, prandaj PD e gradoi Gonin nënkryetar për katolikët. Problemi ishte se PD-ja doli huq, pasi nuk e kuptoi se qendra e katolikëve është Shkodra. Në Shkodër kanë jetuar dhe jetojnë katolikët e pasur e të kulturuar, borgjezia dhe elita intelektuale katolike.

Goni nga katundet e Lezhës nuk duket se është katolik i kulturuar. Ai tenton të imitojë katolikët e kulturuar por imitimi nuk të jep primat intelektual e kulturor. Prandaj mund të thuhet se ka qenë zgjedhja e gabuar edhe si kuotë fetare. PD-së i duhen katolikët e kulturuar, humanë, jo njerëz të vegjël e të cilët përfaqësojnë më të mirën e atij botëkuptimit të botës së madhe e të mrekullueshme katolike.

Goni zgjohet në mëngjes dhe ja ha mendja se mundet të poshtërojë duke e fyer, partinë që e ka respektuar, promovuar, kandiduar dhe mbështetur, më shumë sesa ka merituar Goni.

Partia Demokratike, ndoshta pa vetëdijshëm ka imituar Kishën Katolike, ka marrë dikë i cili është askushi në jetën politike, e ka zgjedhur deputet dhe nënkryetar të Parlamentit. Kishës i takon ta bëjë sepse ky është roli i saj, të përfaqësojë në tokë atributet e të lumit Jezu Krisht. Kurse PD-ja duhet të ketë kujdes sepse detyra e saj është të forcohet e të fitojë zgjedhjet, prandaj nuk mundet të promovojë askënd për mëshirë por duhet të promovojë individë që ja shtojnë vlerën politike, morale e intelektuale si parti.

Latest articles

Related articles