Alimehmeti: Berisha është këshilluar keq nga avokatët

spot_img
Advertisements

Për mjekun dhe anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti këshillimi juridik që i është bërë Berishës në lidhje me situatën në të cilën ndodhet ka qenë i gabuar.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live, Alimehmeti tha se:

“Jam i bindur që kjo çështje do zgjidhet me pafajësinë e tij për vetë mënyrën si është ngritur dhe për çfarë është ngritur po të lë pikëpyetje pse u prit 10 vite për këtë dhe pikërisht këto ditë, me këtë shpejtësi kaq të madhe që të bën të mendosh që ka një plan tjetër dhe kjo është pjesë e atij plani që po dëshirohet të bëhet nga kush i udhëheq këto akuza, gjykime të formatit politik.

Për shkak të këtij procesi iu kërkua aso kohe ‘detyrim paraqitje’ dhe e dimë se nuk do të qëndronte, e megjithatë në momentin që ndodh diçka e tillë, unë mendoj që është një këshillim i gabuar juridik që është dhënë në këtë drejtim. Nëse ka një hetim dhe kërkohet një masë e caktuar për këtë hetim, mendoj se duhet të ishte zbatuar dhe kjo ishte këshilla që duhej dhënë. Kush e ka marrë përsipër ka dhënë këshillë jo të saktë. Kjo është arsye pse ndodhet padrejtësisht në ‘arrest në shtëpi’.

Sa kohë ishte në gjendje të lirë dhe nuk kishte probleme të komunikimit pse u desh të shtohej kur u bë çështja e arrestit të shtëpisë. Është për të vendosur ca gracka të tjera ligjore”.

spot_img

Latest articles

Related articles