Basha nuk komenton masën e arrestit për Berishën, “do mbaj një konferencë me mediat”

spot_img
Advertisements

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur demokratët për 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike. I vënë përballë mikrofonit të gazetarëve pas një mungese të gjatë në daljet publike, Basha sërish është treguar i rezervuar për të mos komentuar zhvillimet e fundit, sidomos masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.

Ai u kërkoi sërish kohë gazetarëve që i drejtuan pyetje duke thënë se së shpejti do të mbajë një konferencë për shtyp, ndërsa nënvizoi se nuk do ti zhgënjejë.

“Ju premtoj se brenda pak ditësh do jemi në një konferencë për shtyp bashkë… Respektoj pritjen tuaj dhe ju siguroj se nuk do të ju zhgënjej.”-tha Basha.


Nga ana tjetër gjatë fjalës së tij në eventin e organizuar për 33 vjetorin e gazetës ‘Rilindja Demokratike’, Basha nuk la pa thumbuar Berishën duke u shprehur se gjatë drejtimit të tij, e kishte kthyer gazetën në media klanore dhe personale, duke e shikuar vetëm si një orendi në zyrën e Partisë Demokratike.

spot_img

Latest articles

Related articles