Do trafikonte 2 çanta me kanabis në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 51-vjeçari nga Paskuqani

spot_img
Advertisements


Sipas njoftimit të policisë dyshohet se viktima është mbytur aksidentalisht në det.

4 Janar 2024, 10:04
Nga I.A
EMRI/ Do trafikonte 2 çanta me kanabis në Maqedoninë e Veriut,
kanabisi

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Finalizohet operacioni i koduar “Taksisti”, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Tentoi të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me taksinë e tij, 2 çanta me lëndë narkotike kanabis dhe armë zjarri me municion, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Sekuestrohen 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me municion. Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ata të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M. M., 51 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë

spot_img

Latest articles

Related articles