Kryeministri Edi Rama tha se nuk është përgjegjësia e tij për performancën e dobët të opozitës përgjatë vitit 2023. Ai gjithashtu u shpreh se nuk është detyra dhe as përgjegjësia e tij të bëjë një opozitë të fortë. Me ironi, kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha është duke fjetur gjumë, por edhe nëse zgjohet shqiptarët nuk presim asgjë të re prej tij në aspektin e forcimit të opozitës.
“Që t’ju them që nëse do merrja përsipër t’i bëja opozitën vetes time dhe qeverisë, do isha më i zoti se këta, mund ta bëja. U mbyll viti me një opozitë të dobët, por më vjen keq, sepse nuk hyn në detyrën time që të ndërtojë një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq. Se ku është Basha…. Mund t’ju them se tani që me siguri është duke fjetur, por edhe po të zgjohet, nuk besoj se mund të presim ndonjë gjë të re. Të tjerët janë ata që janë”, tha ai.
Këto batutat me gjumë janë shpikje të Edi Ramës për të cilën ka shkuar edhe skeçet e Portokallisë dhe duke paguar faqet e memeve me lekët e inceneratorëve. Skenaristit të Portokollaisë i ka punësuar djalin në RTSH dhe nuk flasin për skeçet që ia çon ai për të goditur Bashën e të tjerë.