Një grup i shpërndarjes së drogës u godit nga Policia e Elbasanit, duke çuar në pranga 16 anëtarë, ndërsa 8 prej tyre janë shpallur në kërkim.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me blutë e Elbasanit zbritën në terren që në orët e para të mëngjesit të 2 majit për ekzekutimin e masave të sigurisë, 24 në total.
Gjatë operacionit u kapën 8 anëtarë të bandës, ndërsa 8 të tjerë janë arrestuar gjatë periudhës hetimore 1-vjeçare, me agjentë të infiltruar e pamje filmike. Mes të arrestuarve janë: Agron Biba, Rinor Hajdari, Indrit Shahinaj, Lulezim Feta dhe Mynyr Çepi.
Ndërkohë, 8 persona të tjerë janë ende në kërkim. Policia po ashtu ushtroi kontrolle në 27 banesa e lokale. Policia e Elbasanit thotë se sekuestruan 9 kg kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 100 gram kokainë, gjithashtu e ndarë në doza, 5 peshore, 7 automjete dhe 17 aparate celularë



