Nuk shpërndahen abonetë, paralizohen linjat e autobusit në Kamëz

spot_img
Advertisements

Që në orët e para të mëngjesit, mijëra banorë që përdorin linjën Kamëz –Tiranë– Kamëz, e ato brenda qytetit, kanë pritur në radhë për të marrë biletën mujore të transportit.

Por edhe pas orëve të tëra pritje ato nuk janë shpërndarë. Kjo ka bërë që ata në shenjë proteste të bllokojnë nisjen e autobusëve të linjës Kamëz-Tiranë.

Policia po tenton të negociojë me qytetarët dhe të shpërndajë protestuesit. Kjo situatë ka krijuar trafik të rënduar deri në Fushë-Krujë.

spot_img

Latest articles

Related articles