Operatorët e transportit publik në Tiranë dhe në rrethe do të vijojnë edhe ditën e sotme të operojnë me shërbim të reduktuar nga 40 deri në 60%.
Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mbasditen e djeshme me përfaqësues të operatorëve për 450 linjat e vendit dhe drejtues të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban.
Pas përfundimit të mbledhjes, Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj, tha për “Monitor” se operatorët janë të pritje të takimit me institucionet përgjegjëse për miratimin e kërkesës së tyre për dhënie të kompensimit.
Në të kundërt nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet prej tyre do të përshkallëzohen masat për reduktim të mëtejshëm të shërbimit.



