Me VIDEO, Berishën e zë skleroza, nuk mban mend çfarë ka bërë në Kuvend

Kapasur shumë pyetje gjatë kësaj periudhe se pse Berisha nuk u mbrojt vetë në Komisionin e Mandateve, apo në seancën e heqjes së iminitetit.

Tek e para, ndonëse çoi përfaqësuesit ligjor, nuk shkoi vetë dhe nuk lejoi deputetët e Rithemelimit që janë pjesë e atij komisioni të marrin pjesë, ndërkohë që në sencë, ndonëse ishte pjesëmarrës, nuk pranoi të marrë fjalën.

Përse e bëri Berisha një gjë të tillë?!

Përgjigja del e qartë në konferencën e tij të sotme për shtyp.

Edhe pse gjatë kësaj kohe ka tentuar të tregojë forcë, sot në ditën e Krishtlindjeve, Berisha ka zgjedhur të vetëviktimizohet.

Ai tha se Komisioni votoi në unision, ndërsa Parlamenti, sipas ligjit dhe Kushtetutës, duhet të lexonte mendimin e shumicës, mendimin e pakicës dhe duhet të jepte fjalën deputetit të interesuar, shkeli çdo ligj, çdo rregull, kur unë kërkova fjalën…

Në fakt, një gjë e tillë është mashtrim i pastër dhe kjo flagrancë hipokrizie e Sali Berishës mund të verifikohet shumë lehtë.

Së pari, ai së bashku me deputetët e tij mbështetës duke përfshirë edhe gazbardhistët, në vend që të përballeshin, i bishtnuan komisionit, duke mos marrë pjesë. Kurse në seancë tentian që ta prishin atë, duke ndezur tymse dhe flakadanë dhe ngritur karrige me këmbë përpjetë.

Se dyti, kur Lindita Nikolla i kërkoi Berishës, të marrë fjalën dhe të bëjë mbrojtjen e tij, ai nuk pranoi dhe zgjodhi të hesht. Pra, ai jo vetëm që nuk e kërkoi fjalën, por edhe kur iu dha sipas ligjit, rregullores dhe Kushtetutës, ai nuk e mori edhe pse u ftua 3 herë.

Sot thotë krejtëshit të kundërtën, jo sikur janë ngjarje të 10 ditëve të fundit, por sikur kanë 100 vite. Duket qartë se të gjitha këto pirueta mashtrimi dhe hipokrizie, Sali Berisha po i bën si përpjekje të fundit për ti shpëtuar drejtësisë. Pasi nuk i ndezi fitili i revolucionit dhe u braktis në masë edhe nga demokratët në planet për protesta, ai ka kaluar nga të bërit si “i fortë dhe i pamposhtur” në planin dhe fazën e fundit dëshpëruese.

Kjo fazë është vetëviktimizimi, paraqitja si i dhunuar si një qytetatë që i janë shkelur të drejtat, etj.

Duket sikur po bërtet: Mos më ndëshkoni më shumë se jam gjynah! Shihni më poshtë dy videot ku vërtetohet kapërcen nga faza e të bërit si i fortë në atë të vetëviktizimit.

Latest articles

Related articles