Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi prezantoi 11 propozimet për heqje dhe ulje taksash dhe tarifash në Bashkinë e Tiranës.
Sipas Partisë së Lirisë përfitimi për qytetarët dhe bizneset është 50 milion euro.
Disa nga pikat janë ulja me 50 për qind e tarifës së parkimit publik, si dhe reduktimi i çmimit aktual të ujit për abonentët familjarë, nga 65 lekë/m3, në 45 lekë/m3.
Po ashtu propozohet ulje me 50% të nivelit të taksës së tabelës për efekt reklamimi në formën elektronike, nga 90 mijë lekë m2/vit që është aktualisht, në 45 mijë lekë m2/vit.