Në protestën e vogël të Sali Berishës sheh fytyra ish drejtorësh e ish deputetësh që kanë vjedhur shumë. Janë pasuruar me pushtetin e demokratëve, kanë shtuar pronat e qeratë që marrin prej pronave, duke shfrytëzuar mundin, gjakun dhe djersën e demokratëve. Ndërkohë i kanë lënë demokratët hallexhinj nëpër kafe e facebook, duke kërkuar armikun, duke kërkuar kush ua ka borxhin pse u katandisën kështu. A na e ka borxhin Sorosi? Amerika? Europa? Alibashët? Cili është armiku ynë?
Armikun e kanë midis tyre. Këta ish drejtorë, ish deputetë, ish kryetar bashkish, janë armiku i vërtetë i demokratëve. Ata kanë fëlliqur dhe nxirë emrin e Partisë Demokratike në sytë e shqiptarëve. Demokratët e dinë mirë kush merrte lek, kush mbante komunistë në punë vetëm për ti përdorur si sekserë, kush nuk ua hapte telefonin kur kishin hall.
Këta sot protestojnë jo sepse e duan Sali Berishën. Ata nuk e duan Sali Berishën. Ata duan ta përdorin Sali Berishën. Për ta Sali Berisha është bankomati i cili u jep lekët. Ata mendojnë se po mori Berisha pushtet, ata kanë mundësi të vjedhin përsëri. Po nuk mori pushtet Berisha, i marrim militantët duke ju thënë se ne ishim besnikë deri në fund me Berishën.
Prandaj Sali Berisha edhe nëse ska faj penal para gjykatës, ka faj para shqiptarëve që organizon protestë ku flasin Petrit Vasili, Edi Paloka, Lefter Maliqi e të tjerë dhe protestën e popullojnë monstrat kriminale që kanë degjeneruar pushtetin e PD, nga Tropoja deri në Sarandë, duke ju marrë lek njerëzve.



