Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me aksidentin e frikshëm që i mori jetën tre të rinjve në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Në njoftim bëhet me dije se tre viktimat ishin këmbësore që po shikonin garën e makinave.
Sipas policisë dyshohet, se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur tre të rinjtë.
Si pasojë e aksidentit, përpos 3 viktima, po ashtu kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë, që janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Pas ngjarjes së rëndë, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.



