PD kundër ndryshimit të rregullore së Kuvendit. Përgatit projektvendimin për Imunitetin

spot_img
Advertisements

Teksa në Kuvend ka mbërritur shkresa e SPAK për autorizimin për arrestimin e Sali Berishës, e njëkohësisht edhe po kalon ndryshimi në rregullore për ashpërsimin e dënimit maksimal me 60 ditë, PD zyrtare ka menduar propozimin e një projektvendimi për ndryshimin e imunitetit parlamentar, me dorëzim vullnetar.

PD kundërshton ndryshimet e njëanshme të PS dhe nuk do të propozojë asnjë amendim për projektvendimin e PS.

Projektvendimi i PD (që i shtohet rregullores) është që deputetët të heqë dorë vullnetarisht nga imuniteti.

Sipas këtij propozimi, në momentin që nis legjislatura e re, deputetët duhet të bëjnë një deklarim paraprak, që heq dorë nga imuniteti në rast se nis një hetim për të, dhe autorizimi atëherë kur kërkohet nga organet e drejtësisë, quhet i dhënë automatikisht me këtë deklarim.

spot_img

Latest articles

Related articles