Emri i narkotrafikantit shqiptar të kapur në Greqi. Kërkohej nga Belgjika

spot_img
Advertisements

Një person i shpallur në kërkim nga Belgjika për trafik drogë është arrestuar në kufirin greko-shqiptar.

Personi i arrestuar është Fatjon Shuli.

Shqiptari është ndaluar në Sajadhë, Igumenicë pas verifikimit nga Sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës dhe policisë së Filatit.

Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet belge për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, tentativë vjedhje dhe përvetësim pasurie. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë.

spot_img

Latest articles

Related articles