Grabitje me armë zjarri në një banesë në Tiranë, autorët shkëmbejnë zjarr me policinë

spot_img
Advertisements

Një grabitje me armë zjarri është tentuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë.

Mësohet se persona të armatosur kanë tentuar të hyjnë për grabitje në një banesë në fshatin Prush, por pronarët, sapo i kanë parë, kanë njoftuar policinë.

Policia, me të mbërritur në vendngjarje është përballur me autorët, ndërsa këta të fundit kanë qëllur mbi efektivët.

Edhe nga ana e policisë ka patur të shtëna, por fatmirësisht nga shkëmbimi i zjarrit nuk kanë mbetur persona të lënduar.

spot_img

Latest articles

Related articles