Talat Xhaferi do të jetë Kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë të ditur këtë të premte se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, do të jetë kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga 28 janari i vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet që ët mbahen më 8 maj.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BDI-së, njëherit Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas mbeldhjes së kryesisë së kësaj partie në Tetovë.

“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Osmani.

Po ashtu është bërë me dije se Kryetari i Kuvendit, pasi që Xhaferi të kalojë në pozitën e kryeministrit, do të propozohet nga partnerët e koalicionit qeverisës, që më shumë gjasë do të jetë nga radhët e LSDM-së.

BDI-ja – subjekti më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut – në zgjedhjet parlamentare të qershorit të 2020, kishte garuar me idenë e kryeministrit shqiptar, derisa Naser Ziberin e kishte caktuar kandidat të saj.

Duke qenë se shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk janë shumicë, jetësimi i një qëllim të tillë dukej i pamundur, mirëpo pothuajse katër vite më pas, kjo nuk po duket fare e parealizueshme, përkundrazi.

Në marrëveshjen qeverisëse në mes të LSDM-së – partisë më të madhe maqedonase e dalur në ato zgjedhje – dhe BDI-së, parashihej që në 100 ditët e fundit të qeverisjes, kryeministri të jetë shqiptar – për herë të parë në histori.

Sa i përket kryeministrave shqiptar, atëherë në Ballkan do të kemi tre kryeministra shqiptar, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Nëse kjo gjë do të ndodhte pak më herët, atëherë do të ishin katër kryeministra shqiptar, me Dritan Abazoviç-in në Mal të Zi, i cili ishte në krye të qeverisë malazeze deri muajin e kaluar.

Latest articles

Related articles