Media e familjes Berisha që santazhon deputetët e opozitës me injorancë shpifëse ka shkruar sot se votimi kundër Buxhetit 2024 nga ana e deputetëve të PD, përfshirë edhe Ervin Salianjin, siç duket në foto, ka bërë kuorumin e maxhorancës në sallë.
Injoranca është e madhe sepse PS i ka numra dhe deputetët e PD votojnë kundër që të ngelen në analet e parlamentit që kanë qenë kundër dhe jo si pishtar të demokracisë së Saliut. Deputetët e PD nuk janë yje të pashuar që i dedikojnë jetën Partisë.




