Arben Ahmetajt i shtohet edhe një tjetër akuzë zyrtare

spot_img
Advertisements

SPAK-u ka dërguar në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”. Arben Ahmetaj është zyrtarisht i pandehur për çështjen dhe akuza i është komunikuar avokatit të tij. Vijojnë hetimet për biznesmenin Lirim Fezollari me të cilin dyshohet se Ahmetaj kishte lidhje më shumë se institucionale. Po ashtu nën hetim janë dhe 6 ish-punonjës të Ministrisë së Financave.

Lidhur me këtë aferë që i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre”. Nga arratia, Ahmetaj ka thënë se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e 5 Majit në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim në muajin korrik të këtij viti për disa akuza, më e rënda prej atyre ajo e pastrimit të parave. SPAK hapi ndaj tij një çështje tjetër për rolin që ka pasur në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

spot_img

Latest articles

Related articles