Ramiz Alia çoi fshehtas 2 ton ar në Zvicër

Nikoll Marku ish-drejtor në Uzinën e Bakrit në Rubik dhe kimist në laboratorin e arit sqaron legjendat që kanë qarkulluar se floriri i nxjerrë në Rubik u nxor jashtë Shqipërisë në emër të Enver Hoxhës. Zoti Marku thotë se ai bashkë me specialistë të tjerë e kanë shoqëruar arin e Rubikut në Zvicër, por në emër të shtetit shqiptar dhe jo të Enver Hoxhës.

“Unë e shoqërova arin në emër të shtetit shqiptar. Ka pasur legjenda që arin e ka marrë Enver Hoxha. Jo ari u dërgua në Bankën e Zvicrës, në emër të shtetit dhe jo të Enver Hoxhës. Ne jemi betuar që nuk ka hile, që kemi firmosur vetëm në emër të shtetit. Në atë kohë Enver Hoxha kishte vdekur.

Të gjithë të thesarit të shtetit, drejtorë, nëndrejtorë, hodhën firmën për sasinë dhe për cilësinë e arit. Ishte një garanci e fortë. Për sa i takon sasisë, ishte rreth 2 ton ar dhe 25 ton argjend. Çdo kallëp ari, rakordoi me analizat që kisha bërë unë në laboratorin e uzinës në Rubik. Ndaj na përgëzuan shumë për punën e bërë në Uzinën e Rubikut. Sot floriri ynë është atje, te filiali i Shqipërisë.”, tha specialisti Nikoll Marku për Dritare.

Latest articles

Related articles