Si e zbuluan amerikanët komplotin e Berishës – REDAKSIONALE

Amerianët i kanë prishur skemën Sali Berishës duke e shpallur Non Grata familjarisht për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë. Korrupsioni është më i dukshëm dhe më i perceptueshëm nga shqiptarët: çështja e Partizanit, Gërdeci, lejet për hec-e, etj. Ndërsa minimi demokracisë është më pak i kuptueshëm për njerëzit.

Amerikanët kishin kuptuar se Doktor Berisha dhe të tjerë sabotonin Partinë Demokratike në opozitë për ti hapur rrugë fëmijëve të Berishës. Shihni Nënkryetarët e Lulzim Bashës ku janë sot? Shihni sekretarët e Lulzim Bashës ku janë sot? Shihni deputetët e Lulzim Bashës ku janë sot? Shihni aleatët e Lulzim Bashës ku janë sot? Një pjesë e deputetëve dhe ministrave janë në dosjet e korrupsionit të Sali Berishës!? Emrat e tyre përmenden në dosjen Partizani, Gërdeci, familjarët e tyre pronarë biznesi më HEC dhe karburante. Me vila në Palasë, Valamar, Rolling Hils, etj.

Jo pak njerëz e dinë që në 2021 familja Berisha kishte përcaktuar E. Breçanin si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëse do të kishin fituar zgjedhjet. Amerikanët që kishin në dorë Përgjimet e Metamorfozë i kishin thënë Lulzim Bashës një javë para që s’do ti fitosh zgjedhjet sepse ti kanë caktuar njerëzit në drejtime të ndryshme…

Pas zgjedhjeve të prillit 2021 loja ishte më e qartë.

Sa më shumë shtoheshin humbjet e PD aq më shumë shtoheshin zërat që Saliu duhet tia lërë partinë Zenit ose Gitës. E përhapin fjalët njerëzit në PD.

Amerikanët që i kishin dhënë Vulë PD e morën vulën me vete duke lënë me gisht në gojë Familjen dhe argatët e saj. E shpallën Non Grata me gjithë familje për ti thënë se në këtë pjesë të perandorisë vendosin ata dhe jo shtojcat e familjes së KAPO Abazajt.

Latest articles

Related articles