I shkuan në shtëpi dhe e qëlluan me thikë, arrestohen dy vëllezërit (EMRAT)

Dy vëllezër janë vënë në pranga nga Policia në Kurbin pasi kanë plagosur me thikë një 20-vjeçar. Mësohet se janë arrestuar shtetasit: Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç. Dy vëllzërit, fqinj me të riun, i kanë shkuar në banesë dhe e kanë plagosur me thikë.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa 2 vëllezërit janë arrestuar për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur 20 vjeçari, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve 33 vjeç Jozef Çaku Kolici dhe 31 vjeç Ervis Kolici (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje ‘kryer në bashkëpunim’ mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin, (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën asistencën mjekësore.

Latest articles

Related articles