I përfshirë në trafik droge, ndalohet kryekomisari në Korçë (EMRI)

spot_img

Agjencia e Mbikëqyerjes Policore ka ndaluar kryekomisarin, Stilian Pasho në Korçë.

Pasho, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, dyshohet për përfshirje në trafikim të narkotikëve,

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përgëzon AMP për dokumentimin e plotë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.

Balla shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

Latest articles

Related articles