Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona.
Sipas policisë 3 të arrestuarit Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia morën peng një 30-vjeçar për shkak të një borxhi 6 mijë paund.
Pasi e morën ata janë nisur në drejtim të Shkozetit, por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur lirimin e 30-vjeçarit.
Sipas policisë nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë peng nga 3 shtetasit e tjerë.
Më tej policia thotë se këta tre shtetas po e kërcënonin 30-vjeçarin, për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën Iljza Kotorja pretendonte se ia kishte borxh Blerim Hanku, për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.



