Kreu i qeverisë ishte sot në Vlorë në Asamblenë e Përgjithshme të PS.
E ndërsa fliste për sistemin e drejtësisë, Ramës ia tërhiqen vëmendjen disa djem të fund të sallës, që sipas tij, fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më.
“Ore janë nja dy djem atje që fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më, kam përshtypjen që nuk dëgjojnë ca them dhe por vetëm duartrokitjen, dhe duartrokasin dhe nuk ndalojnë, çuna përqendrohuni te teksti dhe jo te zhurma e duartrokitjeve”, tha Rama.



