“Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA) e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka informacione për ekzistimin e kampeve ushtarake dhe formacioneve paraushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë”, thanë përfaqësuesit e kësaj agjencie të sigurisë.
OSA njoftoi se këtë informacion ia ka përcjellë kryetares së Këshillit të Ministrave të BeH, Borjana Kristo.
Është dërguar një përgjigje se nuk ka kampe apo formacione paraushtarake”, është përgjigjur OSA për mediat në pyetjen nëse kjo agjenci në një farë mënyre i ka njoftuar institucionet për gjoja ekzistimin e kampeve ushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë.
Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës ka hapur dje një rast lidhur me pretendimet e ministrit të Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, se në territorin e Republikës Srpska ka kampe stërvitore ushtarake ruse.
Ministri Helez tha së fundi për mediat se në territorin e Republikës Srpska ka kampe stërvitore ushtarake dhe se këto janë formacione paraushtarake.
Janë lokalizuar, po i ndjekim dhe mund t’i eliminojmë lehtësisht”, tha Helez, duke treguar se i gjithë procesi drejtohet nga “disa nga Rusia”.



