“Më sill 50 mijë euro”, si 3 të rinjtë i kërkuan PARA drejtoreshës së Vilma Nushit

spot_img
Advertisements


.
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy të rinjve në Tiranë, të cilët përmes mashtrimit tentuan që t’i merrnin biznesmenes Vilma Nushi një shumë parash.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Repeat” në pranga janë vënë Alban Gjoni dhe Rudor Balla, të cilët dyshohet se kanë tentuar që t’i marrin para me anë të mashtrimit drejtoreshës së Vilma Nushit, shumë që i përkiste kësaj të fundit.

Dy personat në fjalë, i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh.

Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër. Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë. Fill pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici.

Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari Florian Gjergji.

Ky i fundit është përmendur dhe akuzuar edhe për raste të tjera të gjobëvëni përmes mashtrimeve ndaj biznesmenëve. Policia po punon ende për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, ndërsa në kuadër të operacionit u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit:

  • E. M., 27 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të dy banues në Vorë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H.

Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest articles

Related articles