Vota e Diasporës, Bakalli: Ka një vendim të Kushtetueses, nëse nuk realizohet do kemi zgjedhje antikushtetuese

spot_img
Advertisements

Përfaqësuesi i Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Nador Bakalli nga studio e emisionit “Drejt” në Ora News të moderatorit Luan Rama, komentoi samitin e fundit të Tiranës, dhe çfarë krijoi ai sa i përket votimit të shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

“Problemi është ende i pazgjidhur dhe fatkeqësisht ne vazhdojmë e flasim këtu të njëjtën histori dhe gjëra që do kishim shpresuar që të kishin marrë një farë rruge.

Është një vendim i Gjykatës Kushtetuese që deri në 12 janar klasa politike të përmbushin problemin e votës së diasporës. Shpresa që nuk do të kalojmë në një anti-kushtetutshmëri të radhës është e madhe. Duke e ditur që pas kësaj zgjedhjet që do bëhen pa votën e Diasporës do jenë anti-kushtetuese.

Të gjitha përpjekjet tona edhe me partitë politike, edhe me Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për të lobuar dhe fatkeqësisht nuk kanë dhënë impaktin e duhur.

Dhe të gjithë ata që folën në Samitin e Diasporës nuk foli askush për votën e saj, pasi impakti i lkësaj vote është shumë i madh. Pasi bëhet fjalë për 8 milionë vota shqiptarësh, por fakti qëndron se me hir a pahir ky proces do të bëhet”, u shpreh ndër të tjera, Përfaqësuesi i Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Nador Bakalli.

spot_img

Latest articles

Related articles