Nutricionistja Hyrida Basha e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, theksoi ushqyerjen e shëndetshme si mjaft të rëndësishme.
Ajo tha se individët mund të kryejnë aktivitete fizike, por nëse kjo nuk shoqërohet me një ushqyerje të shëndetshme nuk do të arrihen rezultatet e duhura.
Ndërgjegjësimi për ushqyerjen e shëndetshme ka një rritje, por nuk është ende në nivelet e duhura, shtoi znj. Basha.
“Është shumë e rëndësishme ushqyerja. Mund të bëjmë palestër gjithë ditën, por nëse nuk ushqehemi shëndetshëm nuk arrijmë dot rezultatet e duhura.
Nëse nuk kemi konsumuar ushqim me karbohidrate, trupi nuk prek metabolizmin bazal. Njerëzit janë më të informuar, dinë të bëjnë një llogari lidhur me shëndetin, por mbetet për të punuar fort.
Individë të ndryshëm mund të njohin shumë ushqime, por nuk i vendosin në tryezën e tyre”, u shpreh ajo.
Pyetur mbi regjimin e shëndetshëm, Basha sqaroi se mëngjesi është një prej vakteve më të rëndësishme të ditës, i cili duhet të jetë i pasur me karbohidrate kompelse, proteina dhe antioksidantë.
“Ka diskutim të madh mes të diskutuarit të mëngjesit ose jo. fitojnë më shumë peshë personat që nuk konsumojnë mëngjes. Mëngjesi është një prej vakteve kryesore.
Janë sinjale që trupi komunikon me ne, mëngjesi duhet tëj jetë i pasur me karbohidrate komplekse, proteina dhe antioksidantë.
Truri ka nevojë për rreth 400 kalori dhe vakti duhet të jetë i bollshëm që truri të mos ezaurojë energji”, tha nutricionistja, teksa nuk përjashtoi dhe rëndësinë e mesvakteve mes drekës dhe darkës



