Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.
Kapetani akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.



